QĂ« nga viti 2000

ZJARRI — Lideri i Mbrojtjes nga Zjarri në Kosovë

Kompania jonë është themeluar më 14/06/2000 në Fushë Kosovë, me seli në Prishtinë. Jemi ndër ofruesit kryesorë të produkteve dhe shërbimeve të mbrojtjes nga zjarri.

25+
Vjet Përvojë
500+
Klientë Aktivë
24/7
Shërbim Teknik
ISO
Produkte të Certifikuara

Naser Berisha

Mr.sc, Prof i Emergjencave

Themelues & Drejtor i S.I.A ZJARRI

Bachelor 2013 Master 2015 Certifikim MPB

Visar Berisha — Ing. i Emergjencave
Qendrim Berisha — Ing. IT & Programer
Biografia

Naser Berisha (1961) ka lindur dhe shkollën fillore dhe gjysmëmaturën e mbaroi në vendlindje, fshatin Sllatinë e Madhe, komuna e Fushë Kosovës. Më pas vazhdoi shkollën e mesme teknike 4-vjeçare në Obiliq, teknik i Makinerisë Termoenergjetike.

U punësua në vitin 1982 si kontroller profesional i pajisjeve kundër zjarrit, ku fitoi një përvojë të mirë pune deri në vitin 1995. Në vitin 2000 themeloi kompaninë private S.I.A ZJARRI, e cila vazhdon të jetë ndër kompanitë lidere në Republikën e Kosovës, me staf të kualifikuar dhe të përgaditur mirë.

Studimet universitare i filloi në Kolegjin Biznesi, drejtimi Emergjencave nga lënda Mbrojtje nga Zjarri. Fitoi titullin Bachelor (diploma 03.12.2013) dhe Master (diploma 30.12.2015). Certifikohet nga Ministria e Punëve të Brendshme me certifikatë "Provim profesional në lëmin e mbrojtjes nga zjarri".

Veprimtaria e tij vazhdon me dhënien e mësimit në Kolegjin Rezonanca dhe organizimin e trajnimeve dhe certifikimeve profesionale në mbrojtjen nga zjarri në mënyrë teorike dhe praktike.

Misioni Ynë

Politika e kompanisë është të bëjmë furnizimin tek klientë me produkte dhe shërbime cilësore të certifikuara me standardet ISO. Jemi të angazhuar për të ofruar mbrojtje maksimale nga zjarri për çdo klient dhe ambient.

Vizioni Ynë

Të kryejmë shërbime të shpejta dhe cilësore të produkteve për mbrojtjen nga zjarri. Synojmë të jemi partneri i besueshëm i çdo biznesi dhe institucioni në Kosovë për çështjet e sigurisë nga zjarri.

Pse të zgjidhni ne

Përparësitë e Kompanisë

Produkte Cilësore me ISO

Të gjitha produktet tona janë të certifikuara me standardet ISO dhe çmime të volitshme.

Trajnime Profesionale

Trajnojmë stafin tuaj teorikisht dhe praktikisht për përdorimin korrekt të pajisjeve.

Shërbim Teknik 24/7

Ekipi ynë është i disponueshëm 24 orë në ditë, 7 ditë në javë për çdo emergjencë.

Servisim dhe Mbushje

Servisim dhe mbushje profesionale të aparateve zjarrfikëse nga të gjitha llojet.

Legalizim Ndërtimi

Pranim teknik i objekteve, depo dhe elaborat për mbrojtjen nga zjarri sipas ligjit.

Sisteme Automatike

Instalim dhe mirëmbajtje e sistemeve automatike sprinkler dhe alarm tymi.

Besimi i ndërtuar me vite

Disa nga Partnerët Tanë

QKUK
QMU
IKSHPK
KSHM REZONANCA
SHARCEM SHPK
PETROL COMPANY
NEPTUN KOSOVA SHPK
ALBI MALL
ALBI MARKET
KAM MARKET
TREGU GROUP
ATLANTIK GROUP
VITAMINKA TRADE
ELEKTRO-SERVIS KOSOVA
CINEPLEXX KOSOVO
ARJETA GROUP
OJQ BIRN
Embassy Hungary Kosovo
OPEN DATA KOSOVO
ELTECO LLC
Velez Managed Services
KRM PRISHTINË
TERMOKOS
INSTITUTI KAF
Brigada e Zjarrfiksave
PREMIUM BAKERY
LIRIDONI SHPK
SWISS SHALA PEJË
NEWYORKER
ZARA KOSOVO
PLAYLAND PRISHTINË
VENOM CLUB
Hotel Diamond Prishtina
DAY TO DAY
Fabrika Mobileve LISI
blissville llc
Online Rent a Car
AUTO SERVICE VALI

Gati të bashkëpunojmë me ju?

Kontaktoni ekipin tonë për ofertë falas dhe këshillim profesional.

Na Kontaktoni